Kalulu dhe Yildiz i dhurojnë Juventusit fitoren e tretë radhazi
Deklarata e klubit pas barazimit me Udinesen dhe ngjarjeve të ndodura.
“Nga respekti për punën dhe angazhimin e gjyqtarëve, ne vazhdojmë të regjistrojmë me hidhërim në rritje një seri gabimesh që janë vazhdimisht kundër nesh, të përsëritura dhe të vështira për t’u kuptuar.” Kjo ishte deklarata e Lazios menjëherë pas ndeshjes në Udine. Bardhekaltrit kontestojnë golin e Davis në minutën e 95-të, i cili u dha Friulianëve barazimin 1-1, për një prekje me krahun e të njëjtit sulmues disa sekonda para golit, i cili u akordua nga gjyqtari Colombo dhe u vërtetua nga VAR.
“SS Lazio kërkon respekt, uniformitet në gjykim dhe vëmendje më të madhe: incidente që po ndikojnë qartë në punën e ekipit dhe drejtësinë e garës, duke gjeneruar dëme të konsiderueshme financiare për Klubin dhe duke dëmtuar thellësisht pasionin, angazhimin dhe sakrificën e një baze tifozësh që mbështet këto ngjyra, në çdo stadium dhe në çdo kontekst”, vazhdon deklarata.
Lazio hesht dhe përgjigjet si më poshtë. “A e preka me dorë para golit? Nuk mbaj mend saktësisht, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Patjetër që e preka me pjesën e jashtme të topit dhe pastaj ndoshta më goditi dorën, por gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha Davis për Dazn pas ndeshjes.
Top Channel