Lazio mori një barazim që i ngrin buzëqeshjen në kampionatin italian. Në Friuli, skuadra zikaltër doli nga fusha e lojës me vetëm 1 pikë pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.

Pjesa e parë e kësaj sfide ishte e bllokuar ku u pa një lojë fizike dhe me ritme të ulëta për t’u mbyllur me barazimin 0-0. Në fillimin e pjesës së dytë, Udinese mori më shumë kurajo në sulm, Zaniolo ishte gjithnjë aktiv, ndërkohë që ndihmoi edhe Kamara. Por në momentin më të mirë të Udineses,  Vecino gjuajti duke gjetur devijimin e Solet për të shënuar golin e avantazhit për Lazion.

U duk se skuadra e Maurizio Sarrit e kishte ndeshjen në kontroll, por në minutën e 95 Davis iu ngriu buzëqeshjen bardhekaltërve duke shënuar golin e barazimit 1-1. Ndërkaq nuk munguan polemikat në këtë moment, me futbollistët e Lazios që pretenduan për një prekje të dyfishtë të topit me dorë në aksionin e golit fillimisht nga Palma dhe më pas nga vetë Davis. Pas kontrollit me VAR, arbitri konfirmoi golin dhe ndeshja u mbyll 1-1 me Lazion që shkon në 24 pikë, ndërsa Udinese në 22.

Shiko këtu golin e Lazios

Shiko këtu golin e Udineses

Top Channel

DIGITALB DIGITALB