Itali/ Rekord reshjesh në Evropë, 3 metra dëborë në Prato Nevoso
Një diplomat rus është dënuar me 12 vjet burg pasi u kap duke dhënë informacione tek inteligjenca amerikane.
Momenti kur Arseniy Konovalov u zu në pritë nga agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) u kap në video.
Videoja, e cili u nda sot në të gjitha mediat ruse, tregon 38-vjeçarin të shokuar kur ndalohet nga një furgon pasi i është thënë se dyshohet për tradhti. Një video e veçantë tregon diplomatin pas hekurave ndërsa priste gjyqin.
Një gjykatë në Moskë e shpalli të premten ish-diplomatin rus fajtor për tradhti dhe e dënoi me 12 vjet burgim në një burg të sigurisë së lartë.
Ai u gjobit gjithashtu me një shumë ekuivalente prej 1,200 dollarësh.
“U vërtetua se AS Konovalov, një punonjës i Ministrisë së Jashtme ruse, gjatë një detyre afatgjatë të huaj në Shtetet e Bashkuara, transferoi në mënyrë proaktive informacione sekrete te inteligjenca amerikane për para”, tha FSB në një deklaratë.
Konovalov u arrestua për herë të parë nga FSB-ja, e cila drejton kundërzbulimin rus, në mars të vitit 2024.
FSB-ja nuk tha se çfarë informacioni Konovalov i kishte kaluar inteligjencës amerikane, ose me cilën agjenci amerikane akuzohej se kishte punuar. Nuk pati komente të menjëhershme nga agjencitë amerikane të spiunazhit.
Gazeta ruse Kommersant tha se Konovalov kishte shërbyer si sekretar i dytë i Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Hjuston. Ai punoi në Shtetet e Bashkuara nga viti 2014 deri në vitin 2017, tha botimi.
Top Channel