Lewandowski dhe bonusi i golave: Më kërkonin të mos shënoja? Barcelona, e kujdesshme edhe me qindarkat…
Milani kthehet në fushën e lojës në kampionat pas zhgënjimit në Superkupën e Italisë. Kuqezinjtë do të përballen këtë të dielë me Veronën, skuadrën e vendit të 18 në klasifikim, një sfidë kjo që nuk duhet nënvlerësuar aspak.
Në një konferencë për shtyp, trajneri i kuqezinjve Massimiliano Allegri deklaroi se duhen marrë 3 pikët në një sfidë që ai e di shumë mirë që është e komplikuar
‘Që nga fillimi i vitit, tifozët kanë qenë të pranishëm duke mbushur stadiumin, për ne kjo është diçka e bukur-tha Allegri- është e rëndësishme të marrim 3 pikët ndaj Veronës që ka në përbërje lojtarë të mirë taktikë dhe të shpejtë. Duhet të jemi të disiplinuar dhe të përmirësohemi në fazën mbrojtëse, që në ndeshjet e fundit na ka munguar’
Në konferencën e tij, trajneri Allegri konfirmoi mungesën e Leao të cilin nuk e grumbulloi për këtë përballje, ndërkohe që bëri një pasqyrim edhe të gjendjes së lojtarëve të tjerë
‘Leao nuk do të grumbullohet, kështu që Nkunku mund të bëjë një ndeshje të mirë-tha Allegri-Leao ka një problem që e pengon, lojtarët part-time nuk është gjë e mirë. Fullkrug ka ardhur i qeshur dhe me dëshirë, ka një javë kohë për t’u stërvitur dhe nga ndeshja me Cagliarin do të jetë në dispozicion. Gabbia mungon, të shohim nëse do të jetë në 2 janar në Cagliari. Fofana është mirë, edhe të tjerët përvec Gimenez që po rikuperohet nga dëmtimi në kavilje’.
Massimiliano Allegri vuri në dukje edhe rëndësinë e 2 muajve të ardhshëm për skuadrën e tij.
‘Nuk e di cfarë do të bëjnë Juventus dhe Roma në merkato-shtoi Allegri-jam dakord me Capellon për faktin se të arrish mes 4 skuadrave të para është e vështirë. Është e rëndësishmë që në mars të jemi ngjitur me 4 ekipet e para. Nga kjo e dielë e deri në 18 shkurt do të kemi 9 ndeshje, 3 në shtëpi dhe 6 në transfertë. Janë 2 muaj shumë të rëndësishëm që duhet të na mundësojnë të qëndrojmë pranë grupit të kryesuesve. Ndaj Veronës shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si skuadër, të disiplinuar, me durim. Nëse nuk pëson gol është më e lehtë që të fitohen ndeshjet’
Top Channel