Pllakos heshtja në Stamford Bridge, Aston Villa gjunjëzon Chelsea(VIDEO)
Robert Lewandowski përpara pak kohësh pushtoi median me autobiografinë e tij ku ndër të tjerat zbulonte se Barcelona i kishte kërkuar që të mos shënonte në mënyrë që katalanasit mos t’i paguanin një bonus prej 2.5 milionë eurosh Bayernit të Mynihut.
Sulmuesi polak u kthye të flasë për këtë temë kur një gazetar i kërkoi konfirmimin e pohimit të tij.
‘A është e vërtetë se Barcelona më kërkoi të rreshtja së shënuari për të mos i paguar bonusin Bayernit? Janë ca gjëra që preferoj të mos flas-ishte përgjigjja e Lewandowskit-kam shumë respekt për Barcelonën dhe për të gjithë profesionistët që punojnë në klub. Isha në dijeni të situatës ekonomike ku gjendeshim, shumë gjera duheshin zgjidhur për të mirën e klubit. Ishte ky bonusi dhe nuk ishte pak. Në atë moment, Barcelona po llogariste çdo euro. Për mua nuk ka ndryshuar asgjë, nuk kisha asnjë problem në këtë pikë, por vazhdoja të pyesja veten nëse duhej të shënoja më apo jo’.
Megjithatë në sezonin 2022/23, kërkesa e veçantë e Barcelonës për qendërsulmuesin e saj nuk është se ndikoi shumë, bonusi do të paguhej nëse Lewandowski do të shënonte 25 gola në kampionat, por polaku kur kishin mbetur 2 javë nga fundi i kampionatit ishte në kuotën e 23 golave, me katalanasit që e kishin siguruar matematikisht titullin kampion të La Liga. Në dy ndeshjet e fundit të atij sezonit ndaj Mallorcas dhe Celta Vigo, Lewandowski nuk e la shenjën e tij edhe pse i luajti të plota ato. Polaku nuk shënoi, me shumë mundësi për të mirën e financave të skuadrës së tij.
Top Channel