Zemërimi i Lazios për golin e Davis: “Ne kërkojmë respekt, gabimet gjithmonë ndodhin kundër nesh.”
Lazio nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen me Udinesen, me skuadrën bardhezi që barazoi në minutën e 95 me golin e Davis, një gol që u kontestua nga skuadra bardhekaltër që pretendonte prekje të topit me dorë të lojtarëve të skuadrës friulane.
Klubi roman reagoi nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në rrjetet sociale duke u ankuar për episode arbitrare që jepen kundër Lazios
‘Në respekt të punës dhe impenjimit të klasës arbitrare, me shumë keqardhje vazhdojmë të regjistrojmë një sërë gabimesh që janë gjithnjë kundër nesh dhe të vështirë për t’u kuptuar-theksohej në komunikatën e Lazios-Klubi i Lazios kërkon respekt, uniformitet në gjykim dhe vëmendje më të madhe: episode që po vendosin në mënyrë të dukshme mbi punën e skuadrës dhe barazisë së kompeticionit duke gjeneruar dëme të rëndësishme ekonomike për klubin dhe duke dëmtuar thellësisht pasionin, impenjimin dhe sakrificën e një tifozerie që mbështet këto ngjyra në cdo stadium’
Ndërkaq erdhi edhe shpjegimi i Davis për golin e shënuar prej tij. ‘A e preka topin me dorë? Nuk e kujtoj mirë, gjithçka ndodhi shumë shpejt-tha futbollisti i Udineses pas ndeshjes-me siguri e preka me pjesën e jashtme dhe më pas ndoshta topi ra në dorë por gjithçka ndodhi shumë shpejt’
Nel rispetto del lavoro e dell’impegno della classe arbitrale, continuiamo a registrare con crescente amarezza una serie di errori sempre a nostro sfavore, ripetuti e difficili da comprendere.
La S.S. Lazio chiede rispetto, uniformità di giudizio e maggiore attenzione: episodi…
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) December 27, 2025
Top Channel