Juventus i Luciano Spallettit arrin fitoren e tretë radhazi në Serinë A italiane. Zonja e Vjetër mundi në javën e 17 të kampionatit, Pisën në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-0.

Nuk ishte një fitore shumë e lehtë kjo për bardhezinjtë që pasi iu afruan golit me Opendën dhe Koopmeiners, rrezikuan ta pësonin më pas teksa u deshën të falenderojnë tramversën dhe shtyllën që ndaluan Moreon dhe Tramonin. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 ndërkohë që gjërat ndryshuan në pjesën e dytë.

Hyrja e Zhegrovës në fushë e gjallëroi akoma më shumë lojën e Juventusit dhe në minutën e 73, skuadra e Spallettit zhbllokoi rezultatin me golin e Kalulu që shënoi nga shumë pranë portës. Ndërsa në minutat shtesë ishte Yildiz që vulosi fitoren 2-0 për Juventusin që shkon në 32 pikë dhe për momentin e sheh veten në vendin e tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB