Jack Grealish bëhet sërish protagonist në media për motivet e gabuara. Sulmuesi i Manchester City që ka kaluar me huazim te Everton, sipas tabloidit ‘The Sun’, në 21 dhjetor një ditë pas humbjes me Arsenalin, kaloi një natë të çmendur të mbyllur në orën 04:00 të mëngjesit në një klub striptizmi që i kushtoi 20 mijë paundë(23 mijë euro) në shoqërinë e ish futbollistit të Milanit, Kyle Walker

Mbrëmja nisi në zonën VIP të një parku argëtues londinez, Winter Wonderland në Hyde Park. Mbrojtësi i Burnley ishte në shoqërinë e një miku të tij dhe dy vajzave. Më pas të dy iu drejtuan një restoranti francez, Bagatelle a Mayfair, ku u panë që t’u ofronin për të pirë klientëve atje. Një prej tyre tha për ‘The Sun’: ‘Këta djem dinë si të argëtohen, janë shumë bujarë’. Pas festës, ata u ndanë, Kyle 35 vjec, donte të shkonte te lokali pranë, Tape ku një shishe ëhiskey kushton 775 paundë. Por  kur pa veten në minorance, Walker la restorantin i veshur me një bluzë me kapuç. Ndërsa  për Grealish, 30 vjeç dhe shumë persona pranë tij, etapa tjetër ishte  klubi i striptizmit Platinum Lace në Leicester Square.

Festa u mbyll me një llogari prej 3500 paundë në orën 04:00 të mëngjesit me Grealish që e la klubin pak më pas me një buzëqeshje në fytyrë. Një burim për median britanike tha: ‘Jack nuk ishte interesuar për lap dance, donte vetëm të pinte deri natën vonë. Ishte një zotëri i vërtetë. As nuk ua hodhi sytë kërcimeve lap dance apo striptisteve. Ai është në një lidhje’.

Jack dhe banda e tij u akomoduan në një dhomë pas klubit duke porositur qindra Jagerbomb 14 paundësh njëra, me vajzat që kërcenin mbi tavolina dhe divanë. Festa vazhdoi deri sa grupi shkoi në Sanderson Hotel. ‘Disa prej tyre porositën shampanjë në dhomë. Ishte një eksperiencë e paharrueshme-tha për The Sun një prej pjesëmarrësve. Ndërkaq, në ditën e Krishtlindjes, e fejuara e Jack Grealish, Sasha Attëood kishte postuar në Instagram një foto të çiftit me pizhama skoceze bashkë me vajzën e tyre Mila Rose.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB