E bujshme në futbollin argjentinas, presidenti Tapia shpallet i pandehur për…

27/12/2025 21:40

Drejtësia argjentinase ka shpallur formalisht si të pandehur presidentin e Federatës së Futbollit Claudio Tapia dhe shefit të thesat Pablo Toviggino në kuadër të një hetimi për veprën e dyshuar të mosdeklarimit të sigurimeve shoqërore dhe taksave të tjera.

Procedimi nisi nga një denoncim i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në vend dhe ka të bëjë me mosderdhjen e më shumë se 19 miliardë pesos(13 milionë dollarë) në dy vitet e fundit. Parregullsitë e dyshuara ka të bëjë  me TVSH, tatimin mbi të ardhurat dhe kontributet për pensionet në periudhën mars 2024-shtator 2025.

Ligji argjentinas parashikon se dënimi për këto krime varion nga 2 në 6 vjet burg. Sipas prokurorisë, duke marrë parasysh dimensionet financiare të Federatës Argjentinase të Futbollit dhe sasinë e parave për të cilat po hetohet, hetimi mund të zgjerohet dhe te anëtarë të tjerë të Këshillit Drejtues të këtij institucioni.

Bëhet fjalë për hetimin e parë nga 3 të tilla që janë hapur ditët e fundit dhe që përfshijnë drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit. Hetimet e tjera kanë të bëjnë me parregullsi financiare që kanë të bëjnë me kompaninë Sur Finanzas dhe blerjen e një prone luksoze në provincën e Buenos Aires. Nga ana e saj Federata Argjentinase e Futbollit i ka refuzuar akuzat dhe foli për një sulm të koordinuar nga qeveria e presidentit Javier Milei. Përplasjet mes qeverisë argjentinase dhe Federatës së Futbollit po vazhdojnë prej më shumë se 1 viti dhe është ndezur akoma më shumë edhe nga projekti qeveritar për të futur modelin e shoqërisë aksionere edhe në botën e futbollit, një hipotezë që deri tani është refuzuar nga Federata Argjentinase e Futbollit dhe shumica e klubeve të futbollit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB