Zemërimi i Lazios për golin e Davis: “Ne kërkojmë respekt, gabimet gjithmonë ndodhin kundër nesh.”
Gilardino gjithashtu aktivizoi djalin e Gigit pak minuta para fundit për të tentuar të barazonte rezultatin.
Buffon duke u përpjekur të shënojë kundër Juves. Duke e lexuar në këtë mënyrë, duket si një gabim. Sidomos pasi Gigi kaloi gati njëzet vjet duke u përpjekur të parandalonte që Bardhezinjtë të pëzonin gola. Në vend të kësaj, djali i tij Louis hyri sonte në Arena Garibaldi për njëmbëdhjetë minuta (përfshirë kohën shtesë), së bashku me Moreon dhe Tramonin në sulm. E gjithë ngjarja u filmua nga nëna e tij, Alena Seredova, e cila ishte në tribuna.
Sigurisht, pak mund të thuhet për performancën e tij. 17-vjeçari hyri në fushë, preku topin disa herë, por nuk pati ndikim. Ishte paraqitja e katërt e të riut në Serie A, e pesta e sezonit, përfshirë edhe Kupën e Italisë. Edhe kanali zyrtar i Serie A shkroi në Twitter: “Louis Buffon hyn në fushë kundër Juventusit.”
Top Channel