Që nga momenti që u deklarua Lufta e Parë Botërore, futbolli u bë pjesë e saj; ushtritë aleate zhvillonin ndeshje mes ushtarëve në mënyrë që ata të ruanin formën e tyre dhe të kishin një moral të lartë, loja përdorej për të rekrutuar dhe në fabrikat e municioneve u krijuan shumë skuadra vajzash.

Por luftrat askush nuk do t’i luftojë, përvec atyre që kishin vendosur për këtë dhe kështu, 5 muaj nga pushtimi i Belgjikës nga Gjermania, në ditën e Krishtlindjes në 1914, në shumë zona në kufirin belg nuk pati të shtëna.

Çfarë ndodhi?-Kronikat e mbrëmjes së vigjiljes tregojnë se janë dëgjuar këngë krishtlindjeje që vinin nga ana tjetër dhe në agim, dylbitë që vëzhgonin armikun, vunë re madje disa pemë të zbukuruara. Dëshmitë e asaj dite janë ndërtuar përmes tregimeve të gazetave e sidomos letrave të ushtarëve. Ja cfarë tregon Johannes Niemann, togeri i bataljonit sulmues të 133 të Perëndisë Gjermanike: ‘Ushtarët skocezë dhe gjermane po vëllazërojnë përgjatë frontit. Përmes dylbive po shoh spektaklin e pabesueshëm të djemve që shkëmbejnë pije, cokollatë dhe paketa cigaresh me armikun. Pak më vonë një skocez u shfaq me top dhe nisi një ndeshje. Skocezët formuan portën me berretat e tyre të çuditshme dhe ne me ato të tonat. Nuk kishte arbitër dhe me tokën të ngrirë pasimet gaboheshin, por të gjithë që luanin jepnin gjithçka. Në një moment, fryu era dhe ngriti kiltin e skocezëve që u panë që nuk kishin veshur të brendshme. Pas një ore, komandanti mësoi për ndeshjen dhe i urdhëroi të gjithë të kthehen në front’

Ndeshja e Krishtlindjes-Për ‘armëpushimin’ janë disa mite që duhen përgënjeshtruar. Nuk ishte aspak universale, në shumë fronte qëllohej me armë e vdisnin njerëz dhe madje nuk kishte asnjë pakt mëshire, pavarësisht se Papa Benedikti i XV kishte bërë një propozim zyrtar. Gjithcka lindi sponstanisht si paqe për të rikuperuar të plagosurit dhe për të varrosur të vrarët që u bë një dialog mes barelierëve e më pas një ditë feste. U përfshinë rreth 100 mijë ushtarë. Robert Greaves, poet dhe oficer anglez shkroi një tregim të detajuar dhe shkroi edhe një roman për atë që u pagëzua ‘Ndeshja e Krishtlindjes’ e luajtur në fshatin Ploegsteert: regjimenti i 134 sakson kundër skocezëve të Argyll & Sutherland i Highlanders i dytë. Sfida u mbyll 3-2 për gjermanët shkruante togeri Kurt Zemhisch: ‘Anglezët sollën një top në front dhe menjëherë u zhvillua një ndeshje e luftuar. E çuditshme, por e mrekullueshme. Edhe oficerët anglezë mendonin të njëjtën gjë. Kështu, Krishtlindja, festa e dashurisë, i shndërroi për pak kohë armiqtë në miq’

Ndeshjet e pazhvilluara-Për këtë ndeshje Gjermani-Skoci qarkullon edhe një foto, por që është e rreme; i referohet një ndeshjeje të luajtur, një vit më vonë, gjithnjë mes ushtarëve armiq, por jo në Krishtlindje e sidomos jo në Belgjikë, por në Selanik. Megjithatë ka disa letra, të paktën 29, që tregojnë se disa ndeshje të tilla janë zhvilluar spontanisht në atë ditë Krishtlindjeje, e disa të tjera që nuk u luajtën. ‘Ditën e Krishtlindjes filluam të bënim xhonglime në front-lexohej në letrën e një ushtari anonim anglez-gjermanët na shihnin dhe ne iu kërkuam të dërgonin një skuadër për të luajtur një ndeshje, por nuk u paraqitën. Ndoshta terreni i akullt i frikësoi ose ndoshta oficerët e tyre nuk i lejuan’

Ajo që është e sigurt është se dy ushtritë u vëllazëruan më shumë nga sa mund të mendohet dhe kjo edhe për faktin se shumë ushtarë gjermanë zotëronin gjuhën angleze, por mëngjesin e asaj Krishtlindjeje ata shkëmbyen madje edhe adresat e banimit për t’i shkruar njëri-tjetrit pas luftës.

Monumenti-JC Dunn, kapiteni i mitralierëve mbretërorë irlandezë shkruante: ‘Në orën 8:30 të mbrëmjes, shtiva 3 herë në ajër, valëvita një flamur ku shkruhej ‘Gëzuar Krishtlindjen’ dhe u ngjita parvaz. Edhe kapiteni gjerman u shfaq mbi parvaz duke shpalosur një çarçaf ku shkruhej ‘Faleminderit’. Zbritëm, u përshëndetëm dhe u kthyem te frontet tona respektive. Ai qëlloi dy herë në ajër dhe lufta rinisi’

Ajo Krishtlindje e çuditshme dhe ndeshjet, i trembën komandantët vitin e ardhshëm dhe kështu ata dhanë urdhra akoma më kufizuese për vartësit e tyre; jo më paqe. Armëpushimi i ardhshëm u regjistrua 4 vjet më vonë.  Një shekull pas paqes, Sainsbury’s, një zinxhir supermerkato angleze realizoi një spot që u bë menjëherë kult. Ndërsa UEFA, në Ploegsteert ngriti një monument në nder të asaj dite ku lufta nuk ekzistoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB