Luciano Spalletti bën llogaritë në prag të ndeshjes me Pisa në transfertë e programuar për t’u zhvilluar në 27 dhjetor. Këtë të mërkurë, bardhezinjtë zbritën në fushë për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore për t’u përgatitur sa më mirë.

Për Conceiçao, McKennie dhe Cabal, pati një punë të personalizuar, ndërsa Edon Zhegrova po e kalon gjendjen gripale dhe pritet të jetë i rikuperuar plotësisht për ndeshjen e fundjavës. Në këtë pikë mbetet të kuptohet nëse Conceiçao dhe McKennie do të mund të rikuperohen për transfertën në Pisa, por një kuadër më i mirë do të dalë ditën e premte kur Juventus do t’i rikthehet punës.

Me shumë mundësi, Spalletti do t’i grumbullojë në skuadër vetëm në rast se ata do të jenë në gjendjen më optimale, duke qenë se rrezikon t’i humbasë për një kohë të gjatë. Ndryshe është situata për Cabal që ka një lodhje muskulare me stafin teknik që kërkon ta rikuperojë plotësisht përpara se ta kthejë në fushën e lojës. Ndërkaq, te Juventusi, kthehet Koopmeiners pas skualifikimit të tij

Juventus, së fundmi ka regjistruar dy fitore të rëndësishme me Bolognan dhe Romën që rindezi ambiciet e Zonjës së Vjetër që tani e presin 5 ndeshje të tjera po kaq të rëndësishme (Pisa, Lecce, Sassuolo, Cremonese e Cagliari) ku do të kërkojë të arrijë një seri fitoresh për të konfirmuar përfundimisht formën shumë të mirë të saj

Më pas do të mendohet edhe për Ligën e Kampioneve. Në janar, janë në program sfidat me Benfica dhe Monacon, ku do të jetë e rëndësishme për të marrë pikë dhe për të mbyllur me qetësi Fazën e Ligës së Kompeticionit, pa harruar këtu edhe sfidën ndaj Napolit të programuar për në 25 janar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB