Pulisic dhe Sydney Sweeny, thashethemi që po ‘çmend’ Italinë por që po ngrys SHBA
Në mbrëmjen e 21 dhjetorit, Arouca barazoi 0-0 në transfertë ndaj Santa Clara dhe skuadra, ashtu si gjithë të tjerat shkoi te sektori i tifozëve të saj, por ka një problem, Santa Clara është një klub i Ponta Delgada, në Azore, 9 ishuj që janë në mes të oqeanit Atlantik, 1400 km larg bregut.
Kush mund të shkojë në mbrëmjen e së dielës në fund të muajit dhjetor për të ndjekur një ndeshje mes dy skuadrave që renditen respektivisht në vendin e 11 dhe të 15 në Ligën portugeze? Vetëm Francisco Esteves, tifozi më i flaktë që është parë ndonjëherë.
Kur skuadra shkoi te sektori i tifozëve të saj, i pranishëm në shkallët e stadiumit ishte vetëm ai
Udhëtim prej 43 orësh-Francisco është një djalë 24 vjecar. Nuk ka patentë, nuk drejton makinë, por cdo javë shkon dhe e ndjek skuadrën e tij. Për ndeshjet në shtëpi bën një orë rrugë nga Vila Nova de Gaia ku ai jeton në Arouca. Kur sfida është në transfertë, gjërat mund të shkojnë mirë ose keq. Ndeshja më komode është ajo me Porton sepse Dragao është shumë pranë shtëpisë së Fransiscos, por atij në të shumtën e rasteve gjërat i shkojnë keq.
Përpara 13 muajsh, Francisco për të parë ndeshjen Farense-Arouca, përshkoi 550 km me autobus në ditën e ditëlindjes së tij. Skuadra e mori vesh dhe në kthim e mori me vete. Këtë vit, ai shkoi edhe më tej dhe këtë ai e tregon vetë.
‘Në mesnatë mora autobusin për në Lisbonë, në orën 4:00 mbërrita në aeroport pasi në orën 06:00 kisha avionin për në Azore-tregon Francisco-pak a shumë 2 orë fluturim. Në këtë pikë, pashë qytetin, gjeta hotelin e skuadrës për t’i uruar fat dhe në 19:30 nisi ndeshjen. Në kthim, mbërrita në aeroport në orën 7:30 dhe në shtëpi në orën 19’. Në total janë 3400 km dhe 43 orë udhëtim për të ndjekur skuadrën e zemrës në transfertë
Francisco dhe Arouca— Francisco ka një rregull; ‘Nuk dua të them sa shpenzoj’. Është e sigurt se ai kërkon të evitojë hotelet edhe pse ai në jetë studion për Menaxhim Hotelesh. ‘Nuk kam të dashur dhe nuk luaj futboll-thotë ai-nuk do të them se isha shumë i fortë, por dëmtova një gju; thjesht nuk kam talent. Stërvisja një skuadër të rinjsh, por në një moment kur kisha nevojë të rigjeja veten, e lashë. Tani më pëlqejnë filmat dhe serialet, por nëse flasim për pasion, nuk ka të krahasuar; është vetëm Arouca’.
Kjo histori që nuk është shumë normale, bëhet akoma më e çuditshme nëse mendon se Francisco deri para 12 vitesh nuk ishte tifoz fare. Më pas ai nisi të shkohë në stadium që ishte pranë shtëpisë së një gjyshes së tij dhe u apasionua.
Një histori dashurie-Atë ditë në Faro, kur skuadra i ofroi udhëtimin, Francisco nisi të besojë se nuk ishte një ëndërr dhe sipas fjalëve të tij nga Faro në Lisbonë janë 2 orë e 45 minuta. Të dielën, në Azore thuajse nuk i përmbajti lotët. Por tani tani atë po e njohin. Klubi publikoi një video ku mbrojtësi i djathtë, Tiago Esgaio, mori makinën dhe udhëtoi për një orë deri në shtëpinë e Francisco për t’i dhuruar bluzën e Krishtlindjes së skuadrës. Nisma është komerciale, por s’duhet vënë re; në tregimet e Franciscos, në fotot e Ponta Delgada, në videot e klubit nuk ka asnjëherë shokë udhëtimi, grupe ultras, të dashura, miq, të paftuar. Vetëm një burrë me mjekër dhe Arouca e tij. Kjo histori Krishtlindjeje në të vërtetë është një histori e madhe dashurie
Top Channel