Ashtu sikurse edhe te Juventus, edhe te Milan është vendosur që këtë ditë të Krishtlindjes, futbollistët dhe stafi teknik ta kenë pushim dhe ta kalojnë pranë familjeve të tyre, për t’iu rikthyer punës ditën e premte.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj veronës të dielën e 28 dhjetorit dhe pikërisht aty, trajneri Allegri pritet të hapë dhuratën e tij të Krishtlindjes dhe nuk bëhet fjalë për Niclas Fullkrug pasi për qendërsulmuesin gjerman duhet pritur fillimi i janarit.

Në fakt bëhet fjalë për Rafael Leaon që mund të luajë si titullar në këtë përballje me veronezët. Portugezi, që ishte jashtë fushave të lojës që nga 8 dhjetori për një problem në aduktorë, duket se është riaftësuar plotësisht dhe përpara pak ditësh u kthye të stërvitet me skuadrën.

Është kjo një shenjë që tregon se sulmuesi është mirë dhe se problemi që shfaqi në ndeshjen me Torinon është kaluar. Dhe pikërisht ndaj Veronës, një prej viktimave të preferuara, Allegri mund ta hedhë në fushën e lojës që në minutën e parë  për të formuar dyshen e sulmit me Christian Pulisic.

Nëse Rafael Leao do të shënojë ndaj Veronës, ai do të barazojë Pierino Prati në krye të klasifikimit të golashënuesve në një sfidë të tillë, një arsye më shumë kjo për luzitanin që të kthehet të bëjë diferencën në fushën e lojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB