Ardit Krymi është një futbollist që ka rrënjë të thella te Vllaznia. Që nga viti 2015, mesfushori ka veshur vetëm fanelën kuqeblu me përjashtim të periudhës së shkurtër kur u aktivizua në kampionatin bjellorus me skuadrën e Soligorsk.

Me skuadrën shkodrane, Krymi ka arritur në kuotën e 300 ndeshjeve me klubin kuqeblu që përpara ndeshjes të së mërkurës organizoi një ceremoni të shkurtër duke  dorëzuar fanelën me numrin 300. Më pas Vllaznia arriti të fitojë përballjen me vlonjatët me rezultatin 3-2. 

Por Vllaznia nuk e la me kaq nderimin për Ardit Krymin teksa këtë të enjte në rrjetet sociale i dedikoi edhe një postim special mesfushorit

‘300 ndeshje në kampionat me fanellën për Ardit Krymin. 300 ndeshje të mbushura plot emocione, sakrifica e pasion për të përfaqësuar denjësisht skuadrën e zemrës, Vllazninë’-lexohet në postimin e skuadrës shkodrane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB