Douglas Luiz foli përsëri për ekseperiencën e tij të shkurtër te Juventus dhe këtë e bëri në një intervistë për tabloidin britanik ‘Daily Mail’ gjatë një eventi bamirësie të organizuar nga Nottingham Forest ku braziliani u transferua në merkaton e kësaj vere pas vetëm një sezoni me Juventusin.

‘Kam pasur një vit të vështirë te Juventusi-tregon Douglas Luiz-me shumë dëmtime dhe zhgënjime. Tani jam vërtet i lumtur që jam këtu. Si për të mirën time ashtu edhe të klubit, shpresoj që të gjej mënyrën që të jem në formë’.

Janë pak fjalë, por që përshkruajnë në mënyrë perfekte sezonin e Douglas Luiz te Juventusit që ishte nën pritshmëritë që u krijuan në momentin kur ai mbërriti në Torino. Në muajt e kësaj vere, braziliani shkoi te Nottingham në Premier League. Pas një fillimi shumë të komplikuar të sezonit me tre trajnerë të ndryshuar, skuadra e Forest në javët e fundit duket se ka gjetur kuadraturën dhe ka nisur ngjitjen e shkallëve të klasifikimit.

‘Ka pasur shumë ndryshime dhe kjo është e vështirë si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht-shtoi Douglas Luiz-që nga momenti që erdha te Nottingham, ka pasur 3 trajner dhe është e vështirë të gjesh mënyrën për të qenë në formë sepse ata kanë mentalitete të ndryshme. Kur ka ndryshime, edhe plani i lojës ndryshon dhe po kështu edhe mënyra e stërvitjes. Disa trajner preferojnë stërvitje më të lehtë, të tjerë më intensive dhe kjo ishte e vështirë për trupin tim në fillim. Tani duhet të përqendrohem shumë te forma. Kam ndryshuar mënyrën time të të menduarit se si duhet të rikuperoj’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB