Inter, vlerësohet Chivu, trajneri më i mirë rumun në 2025: Asnjëherë nuk jam në paqe, gjithnjë jam nën presion.

25/12/2025 14:17

Cristian Chivu bën bilancin e vitit të tij 2025. Trajneri i Interit mori çmimin si Trajneri më i mirë rumun i vitit, për rrugëtimin e tij fantastik në Serie A.

Në fillim, Chivu mori drejtim in e Parmës në një moment shumë të vështirë dhe e ndihmoi të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Më pas ai mori vendin e Simone Inzaghit në pankinën e Interit që vinte pas asaj humbje të rëndë në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Paris Saint Germainit. Për të gjitha këto, Chivu ka foli për median rumune ku tregoi gjithçka. Pasi siguroi qëndrimin në Serie A të Parmës, dukej se qëndrimi i tij në pankinën e kësaj skuadre ishte i sigurt, deri në momentin kur erdhi telefonata e Interit.

‘Do kisha qëndruar te Parma, do të kisha dashur të rinovoja kontratën, isha në një periudhë bisedimesh-rrëfen Cristian Chivu-por Interi ndërhyri sepse Simone Inzaghi ishte larguar dhe unë pata fatin të emërohesha trajner këtu’

Në harkun e pak ditevë, jeta e trajnerit aktual të Interit ndryshoi. Chivu e pa vetën në një ambient të cilin e njihte si futbollist, por që si trajner kishte karakteristika krejt ndryshe, sidomos në aspektin e presionit.

‘Nuk ke kurrë paqe, je gjithnjë nën presion për rezultatet-shtoi Chivu-luan çdo 3 ditë dhe nuk ke as kohën e mjaftueshme për t’u stërvitur. Kam pasur një eksperiencë të ngjashme si futbollist, tani e kam si trajner’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB