Çudia e futbollistit në Burundi, mbante në gojë monedhën kundër magjisë, e gëlltit dhe vdes
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis gjithnjë flet pa dorashka për aktualitetin e klubit të tij dhe të futbollit italian. E ka bërë një gjë të tillë edhe këtë radhë në një intervistë për Radio Crc, partner mediatik i kampionëve të Italisë.
‘Fituam dy trofe në epokën e Benitez në të njëjtin vit, por ishin të ndryshëm-tha De Laurentiis-këtë herë janë titulli në Serie A dhe Superkupa dhe nuk është pak. Barazimi i Maradonës? Nuk mund të ndodhë, nuk mund të jemi aq të mëdhenj sa ai. Ai kishte shpirtin e njeriut të skuadrës. Ka punuar me mua, kemi kaluar një natë argëtuese me të dhe Claudian bashkëshorten e tij në një kohë kur unë isha akoma në një thatësirë futbolli’
De Laurentiis nuk harron të thumbojë as drejtuesit e futbollit për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve.
’Ngjitja nga Serie B në Serie A për mua ishte një moment i paharruar-shtoi De Laurentiis-gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të argëtoj njerëzit si në kinematografi dhe besoj se janë të paktë producentët në botë që kanë pasur kaq shumë suksese çdo vit siç i kam pasur unë. kështu që kur shoh që tifozët i transmetojnë një kombi të tërë këtë ndjesi të revanshit dhe këtë kënaqësi, është një ndjenjë gëzimi që nuk mund të ta japë asnjë situatë tjetër. Mendoj për autobusët e hapur që janë transmetuar drejtpërdrejt në Rai Italia. Këto janë gjëra që lënë shenja të thella dhe të japin një dimension të rëndësishëm të futbollit që për mendimin tim, ata që e administrojnë në aspektin institucional futbollin nuk e kanë kuptuar. Sepse janë shumë të lidhur me kolltuqet e tyre dhe të mendojnë sesi të rizgjidhen dhe të mos e marrin në konsideratë rëndësinë e faktit që nuk duhet shkatërruar loja duke luajtur shumë ndeshje. Kemi makthe nga dëmtimet e shumta sepse luhen shumë ndeshje. Ne kemi zotërinj të nderuar që komandojnë futbollin dhe mendojnë se në një farë pikë, rizgjedhja e tyre kalon përmes formulave që vetëm të bëjnë të qeshësh. Problemi është që të gjithë duan të shtojnë, e askush të heqë. këtyre zotërinjve që qeverisin futbollin në nivel botëror nuk iu intereson mbrojtja e tifozëve për të cilët kampionati ka vlerë të vërtetë’.
Top Channel