Renditja/ Egnatia e mbyll vitin e shkëputur, Vllaznia rikthehet në lojë. Si duket tabela në fundin e gjysmës së parë të sezonit
Vllaznia i ka dhënë fund “agjërimit” të ndeshjeve pa fitore, duke u rikthyer më në fund te tre pikët.
Kuqeblutë mundën brenda në Shkodër Flamurtarin me rezultatin 3-2.
Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët kaluan në avantazh me Balajn në minutën e 4’. Pas 20 minutash, ishte sërish kapiteni shkodran që dyfishoi shifrat, ndërsa në të 43’-tën, Maksuti rihapi ndeshjen.
Një minutë nga starti i pjesës së dytë, Yago shënoi të tretin për ekipin e Edi Martinit, por vlonjatët reaguan sërish duke i shkurtuar shifrat për herë të dytë në këtë ndeshje, me Bangaly në të 56’-tën.
Kështu Vllaznia merr fitoren e parë pas 6 ndeshjes radhazi, duke e mbyllur vitin në vendin e katërt me 30 pikë. Nga ana tjetër, Flamurtari nuk lëviz nga vendi i parafundit, me 14 pikë.
REZULTATI:
VLLAZNIA 3-2 FLAMURTARI
Balaj 4’, 24’, Yago 46’ / Maksuti 43’, Bangaly 56’
Top Channel