Adrien Rabiot nuk kënaqet. Mesfushori francez ka folur në një intervistë të gjatë për shumë tema, nga përshtatja me Milanin deri te ambicet për të fituar ndonjë trofe që në këtë sezon.

A e ëndërroj titullin? është e vështirë me një skuadër si e jona sepse janë pak ata që kanë fituar  sidomos në një kompeticion të gjatë dhe të vështirë siç është kampionati-tha Rabiot-objektivi i klubit është të jetë mes 4 skuadrave më të mira dhe këtë e dimë. Por personalisht do të doja diçka më të madhe sepse nuk është se nëse mund të marrësh 10, kënaqesh me 6 apo 7. Duhet të japim gjithçka, të luajmë të gjitha ndeshjet në maksimumin tonë, të evitojmë lënien e pikëve rrugës, të vazhdojmë të punojmë sepse kampionati është akoma i gjatë dhe nuk jemi as në gjysmën e tij. Ajo që kemi bërë për momentin është e mirë, por nuk mjafton’

Thembra e Akilit e Milanit në këtë sezon është rendimenti ndaj skuadrave ‘të vogla’ që ka lënë shumë për të dëshiruar.

Gabojmë në nivel psikologjik në qasjen ndaj ndeshjeve të tilla-vijoi Rabiot-ndoshta relaksohemi më shumë seç duhej dhe një sjellje të tillë mund ta paguash. Duhet të tentojmë të mbajmë të njëjtin nivel kundër të gjitha skuadrave’.

Megjithatë, Rabiot nuk e ka mbyllur plotësisht në sirtar ëndrrën për të fituar titullin e Serie A që në sezonin e tij të parë me Milanin, nëse kuqezinjtë do të triumfojnë, festimi do të jetë me të vërtetë special

Nuk kam tatuazhe, por do ta bëj një të tillë nëse fitojmë kampionatin-shtoi mesfushori francez-e konsideroj veten si një person që arsyeton përpara se të ndërmarrë një veprim. Por, po, për një fitore të tillë edhe mund ta mendoj…Të fitosh me Milanin është speciale, duhet që këtë ne t’ua shpjegojmë edhe shokëve skuadrës që janë më të rinj në moshë’.

Dhe në fund të intervistës, Rabiot foli edhe për shokët e tij të skuadrës. 

‘Ai që më ka befasuar më shumë nga të gjithë është Loftus-Cheek; ka shumë cilësi-tha Rabiot-e shoh këtë edhe në stërvitje dhe për mendimin tim mund të bëjë më shumë. Rafael Leao është i fortë dhe këtë ai e ka treguar. Që kur kam ardhur këtu ai ka ndryshuar; sjellja e tij në fushë ka diçka ndryshe dhe gjithçka nis që aty. Duhet të vazhdojë kështu. Do të varet prej tij se deri ku do të arrijë, sidomos në aspektin psikologjik’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB