Kategoria Superiore/Përcaktohet kalendari i javëve të fundit të sezonit të rregullt
Kategoria Superiore ka mbyllur vitin 2025, me tre ndeshjet e fundit të javës së 18-të.
Në orën 13:30, Vora u përball me Bylisin, ku fitoi me rezultatin 4-1. Por ajo që i çuditi të gjithë ishte situata e ndodhur në minutën e 44’, ku portieri i ballshiotëve, Jeremy Vachoux, braktisi fushën e lojës, me trajnerin që u detyrua ta zëvendësonte me portierin e dytë, Beqaj.
Në Elbasan, tigrat verdheblu u ndalën nga Tirana në një barazim 1-1. Çudirat nuk munguan as në këtë takim ,ku pas një penalltie të akorduar për Elbasanin në minutën e 77’, lojtarët e Tiranës vendosën të bojkotonin duke braktisur fushën për 8 minuta.
Vllaznia u rikthye te fitoret pas 6 ndeshjes radhazi të mbushura me barazime dhe humbje, me shkodranët që mposhtën mes vuajtjesh ekipin e Flamurtarit me rezultatin 3-2.
Kështu mbyllet viti 2025 për Superioren, me Egnatian që mban vendin e parë me 4 pikë diferencë nga Elbasani i vendit të dytë.
REZULTATET:
VORA 4-1 BYLIS
Ruzgis 10’, Geci 24’, Kasalla 77’, 81’ / Mustapha 54’
AF ELBASANI 1-1 TIRANA
Tsague 77’ / Tabekou 66’
VLLAZNIA 3-2 FLAMURTARI
Balaj 4’, 24’, Yago 46’ / Maksuti 43’, Bangaly 56’
Top Channel