Bruno Fernandes ka shqetësuar jo pak stafin dhe trajnerin e Manchester United, Ruben Amorim për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen me Aston Villën dhe nuk do të jetë në ndeshjen me Newcastle që do të luhet në Boxing Day.

Trajneri portugez e pranoi se do të jetë e pamundur që kapiteni të zëvendësohet dhe se ai nuk e di se sa kohë Bruno Fernandes do të qëndrojë jashtë fushave të lojës. Por në të njëjtën kohë Amorim shpreson se mungesa e Bruno Fernandes do t’u japë shansin futbollistëve të tjerë të shfaqen dhe të drejtojnë skuadrën si dhe të plotësojnë vendin e tij në mesfushë.

‘është e pamundur që të zëvendësos Brunon-tha Amorim në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes-por i thashë skuadrës që duhet të shohim anën pozitive, nëse e ka një të tillë këtu, dhe se shumë të tjerë duhet të bëjnë para. Nuk është vetëm çështja  e krijimit të lojës. Në çdo goditje standarde, është ai që organizon skuadrën dhe kjo është një mundësi për çdo lojtar që të shfaqen dhe të kuptojnë se nuk mund të mbështetemi vetëm te një futbollist për çdo gjë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB