Kushti i Paris Saint Germain për rinovimin e kontratës me Ousmane Dembele
Trajneri i Tiranës, Ardijan Nuhiu, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin 1-1 ndaj Elbasanit, duke theksuar përpjekjen dhe sakrificën e futbollistëve, por pa komentuar penalltinë e kontestuar që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.
“Mënyra se si rrodhi ndeshja ishte e mirë për ne, sepse neutralizuam një kundërshtar të fortë që ka bërë një kampionat të mirë. Keqardhja është që nuk morëm tri pikë, por është merita e lojtarëve që nuk lejuan Elbasanin të na rrezikonte. Sa i përket penalltisë, ta vlerësojnë organet kompetente. Çunat po dhurojnë gjithçka në fushë dhe kjo është e dukshme,” tha Nuhiu.
Trajneri foli edhe për menaxhimin e ndeshjes: “Pa vetëdije nuk e tërhoqëm skuadrën, por i kërkuam Rafas të ndihmonte mbrojtësit për të kontrolluar kundërshtarët që luanin me tre sulmues. Penalltia na destabilizoi, por skuadra reagoi mirë. Ishte një rast me Voglin dhe Tabekun, por portieri kundërshtar e mbylli situatën.”
Analiza taktike ishte gjithashtu pjesë e komentit të Nuhiut: “E filluam duke studiuar skemën 4-2-3-1 të Elbasanit dhe reagimi ynë ishte pozitiv kur ata ndryshuan formacionin. Nuk e lejuam kundërshtarin të krijonte raste dhe kjo është merita e futbollistëve.” Sa i përket largimit nga fusha, trajneri shtoi: “Kam respekt për opinionistët dhe mënyrën se si e vlerësojnë taktiken, por personalisht preferoj të flas për futbollin dhe performancën e ekipit.”
Top Channel