Endrick do të luajë në muajt e ardhshëm në kampionatin francez të futbollit. Reali i Madridit dhe Olympique Lyon njoftuan zyrtarisht transferimin e brazilianit te klubi i Ligue 1 deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Në akordin e arritur mes dy klubeve nuk është opsioni i blerjes përfundimtare të kartonit të Endrick, kjo për faktin se Reali i Madridit e sheh atë si futbollistin e së ardhmes me brazilianin që do të mbajë fanelën me numrin 9. Reali i Madridit dhe vetë Endrick deshën të prisnin deri në momentin e fundit që operacioni të formalizohej me futbollistin që kërkon një aktivizim më konstant për të bindur Ancelottin që ta grumbullojë për Botërorin e vitit të ardshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë. 

Edhe pse kishte shumë oferta dhe pavarësisht përpjekjeve të Eintracht të Frankfurtit për ta bindur që të zgjidhte klubin gjerman, Endrick mendoi se Lyon ishte opsioni më i mirë për të. 

Me klubin francez ai do të luajë në Europa League, por ajo që ka më shumë rëndësi është se futbollisti ka hapësira për të luajtur si titullar që në momentin e parë, kjo edhe për faktin se Lyon ka mundur të shesë  Georges Mikautadze te Villarreal për 30 milionë euro duke u shndërruar në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Nëndetëses së Verdhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB