Sot u zhvilluan dy ndeshje të vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Egnatia arriti një fitore të rëndësishme ndaj Teutës, ndërsa Dinamo mposhti Partizanin në një përballje të fortë.

Pas këtyre rezultateve, Egnatia shpallet kampione dimri, duke udhëhequr tabelën e klasifikimit. Dinamo barazon me pikë me Elbasanin, por mbetet 5 pikë pas kryesuesve.

Nga ana tjetër, Partizani vazhdon të zhgënjejë, duke regjistruar dy humbje radhazi dhe tani ndodhet vetëm dy pikë mbi Teutën, e cila mban vendin e pestë.

Nesër janë në program tri ndeshje të tjera të javës së 18-të: Vllaznia-Flamurtari, Vora-Bylis dhe Elbasani-Tirana, që pritet të sjellin lëvizje të tjera në renditje.

RENDITJA:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB