Ekskluzive/ Ish-kapiteni legjendar i Skëndërbeut flet për Top Channel pas daljes nga SPAK (VIDEO)
Joshua Zirkzee dhe Roma janë gjithnjë e më afër njëri-tjetrit. Operacioni për sulmuesin holandez mes dy klubeve ende nuk është mbyllur përfundimisht, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.
Ish futbollisti i Bolognas, në këtë mënyrë do të kthehet në Serinë A, pas një aventure të vështirë te Djajtë e Kuq ku u transferua në verën e vitit 2024. Gjatë periudhës së qëndrimit të tij te Manchester United, Zirkzee nuk ia doli të shfaqë aftësitë e tij teksa në të gjitha kompeticionet ka zhvilluar 60 ndeshje me 8 gola të shënuar dhe 3 asiste të dhënë.
Vendimtare për këtë transferim të Zirkzee në Olimpico rezultoi puna e bërë nga Frederic Massara, sidomos në fundjavë kur të dyja palët u afruan shumë. Përsa i përket marrëveshjes, Zirkzee do të vijë te Roma në formë huazimi me të drejtë blerje për 35-40 milionë euro. Në rast se verdhekuqtë do të kualifikohen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, do të bëhet automatikisht blerja e kartonit të futbollistit.
Në këtë mënyrë, Gian Piero Gasperini do të ketë sulmuesin e tij të ri, por nuk është e thënë që Zirkzee është përforcimi i vetëm për repartin e avancuar. Në fakt Massara ka nisur punën edhe për sjelljen në kryeqytetin italian edhe të Raspadorit.
Top Channel