Egnatia perfekte, rrogozhinasit mundin Teutën dhe e mbyllin vitin 2025 në vendin e parë
23/12/2025 20:03
Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme për objektivat e sezonit, duke mundur 0-2 skuadrën e Teutës dhe duke e mbyllur vitin si “kampione dimri”.
Sfida e luajtur në Durrës pati ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por goli i parë erdhi në minutën e 61’ nga ana e Selmanit.
Durrsakët u përpoqën të reagonin, ndërsa në minutën e 92’, miqtë ngelën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Aliyev.
Gjithsesi, Egnatia arriti të merrte tre pikët dhe e mbyll vitin 2025 në vendin e parë me 37 pikë, ndërsa Teuta dështoi sërish të parakalonte Vllazninë, me durrsakët që ndodhen të pestët me 25 pikë.
REZULTATI:
TEUTA 0-1 EGNATIA
Selmani 61’
Top Channel