Neymar ‘kthehet në ferr’, ylli brazilian i nënshtrohet operacionit në gju
Detaje të reja mbi të ardhmen e trajnerit të Paris Saint-Germain, Luis Enrique, kanë dalë në mediat spanjolle.
Që nga kalimi i Enriques tek PSG, skuadra është transformuar në një nga më të fortat e Europës. Drejtuesit e klubit parizien thuhet se po mendon ta shpërblejë shefin e tyre me një zgjatje të jashtëzakonshme të kontratës, pa zbuluar detajet financiare, sipas të përditshmes spanjolle (AS). Me këtë veprim, PSG shpreson të zgjidhë në mënyrë të qëndrueshme çështjen e së ardhmes së trajnerit të tyre, të krijojë stabilitet atletik afatgjatë dhe të forcojë kulturën e vërtetë fituese të ekipit. PSG dëshiron t’i japë Luis Enriques një kontratë të përjetshme
Trajneri spanjoll ndihet i sigurt, i mbështetur dhe plotësisht i kënaqur në klub, ndërsa menaxhmenti parizien është plotësisht i kënaqur me punën e tij. Ky veprim vjen pas sezonit rekord të Paris Saint-Germain, i cili kulmoi me fitoren e gjashtë trofeve të mëdha nga skuadra, duke përfshirë Superkupën UEFA, Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve UEFA.
Vlen të përmendet se kontrata e Luis Enriques me PSG-në ishte zgjatur deri në vitin 2027 në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, pavarësisht kontratës së tij deri në vitin 2027, PSG shpreson ta mbajë ish-trajnerin e FC Barcelona-s në klub përgjithmonë.
Top Channel