Kategoria e Parë / Laçi fiton jashtë në Fier, Pogradeci thyen Luftëtarin
Kategoria e Parë mbylli sot vitin futbollistik me dy duele të zhvilluara në orën 13:30, që dhuruan emocione dhe gola, veçanërisht në Kavajë dhe Kukës.
Në Kavajë, Besa e drejtuar nga Magani konfirmoi formën e shkëlqyer, duke mundur Ilirinë me rezultatin 3-1. Çinuendu zhbllokoi takimin në minutën e 16-të, ndërsa Kordeiro dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë (45+5’). Iliria u rikthye përkohësisht në lojë me golin e Likës në minutën e 31-të, por Treni vulosi fitoren për Besën në minutën e 88-të.
Ndërkohë, në Kukës, Skënderbeu arriti një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë, duke triumfuar 1-0 falë golit të Gjinit në minutën e 89-të. Një gol në fund të sfidës që i siguroi korçarëve tri pikë të arta për ta mbyllur vitin në mënyrën më të mirë.
Rezultatet:
Besa 3-1 Iliria
16’ Çinuendu, 45+5’ Kordeiro, 88’ Treni / 31’ Lika
Kukësi 0-1 Skënderbeu
89’ Gjini
Top Channel