Në deklaratat e tij, sulmuesi egjiptian kishte thënë se po trajtohej si kurban për fillimin e dobët të sezonit të Liverpoolit.

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah u ka kërkuar falje shokëve të ekipit të Liverpoolit për intervistën e tij të fundit “shpërthyese”, tha mesfushori Curtis Jones. Jones i tha Sky Sports në një intervistë të publikuar të premten se Salah foli me ekipin për të shpjeguar komentet e tij, duke theksuar se situata nuk kishte ndikuar në dhomën e zhveshjes dhe se lojtarët mbeten të bashkuar. “Mo është vetvetja dhe mund të thotë çfarë të dojë. Ai na kërkoi falje dhe tha: “Nëse kam prekur dikë ose ju kam bërë të ndiheni në ndonjë mënyrë, kërkoj falje.” Ky është ai si njeri,” tha Jones.

Ai u bë një kokë turku.

Në komentet e tij të forta pas barazimit në Premier League me Leeds më 6 dhjetor, egjiptiani 33-vjeçar sulmoi klubin dhe trajnerin Arne Slott, duke u thënë gazetarëve se ndjente se po bëhej fajtor për fillimin e dobët të sezonit dhe duke sugjeruar se mund të mos i ketë mbetur shumë kohë në Anfield. Liverpooli, kampion i sezonit të shkuar në Premier League, aktualisht ndodhet në vendin e shtatë në renditjen e këtij sezoni me 26 pikë, 10 më pak se Arsenali, që kryeson kampionatin deri në këto momente.

Për Slot nuk kishte asnjë dyshim

Më herët, Slott tha se nuk kishte probleme të tjera të pazgjidhura me Salah, i cili u la jashtë ndeshjes që fitoi Liverpool 1-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve më 9 dhjetor. Ndërkohë në rikthimin e Salah në kampionat, ai u aktivizua si zëvendësues dhe arriti të bënte një paraqitje shumë të mirë duke dhuruar edhe asistin e fitores 2-0 ndaj Brighton në fundjavën e shkuar, përpara se të nisej për në Afrikë, aty ku i është bashkuar ekipit përfaqësues pasi do të luaj në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB