Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, iu rikthye çështjes që përfshinte trajnerin e Milanit dhe asistentin e Antonio Contes.
Gabriele Gravina nuk i kursen fjalët: “Agresioni verbal midis Allegrit dhe Orialit? Po flasim për një turp.” Presidenti i federatës foli më pas për pezullim të mundshëm që përballet trajneri i Milanit: “Sanksionet zbatohen në rast të shkeljes së rregulloreve sportive. Këtu besoj se është një çështje kulturore; duhet të rifitojmë një ndjenjë mirësjelljeje. Fatkeqësisht, fyerjet po bëhen pothuajse normale, lëvizjet në stol janë të padukshme dhe ekziston një bindje se sa më shumë bërtet në stol, aq më shumë mund të ndikosh në vendime në fushë. Ka vetëm një humbës në të gjithë këtë, dhe ky është futbolli.”
Top Channel