Gimenez operohet dhe jep lajmin e mirë: Gjithçka shkoi sipas parashikimeve, tani koha për t’u kthyer më i fortë

20/12/2025 00:02

Pas më tepër se një muaji tentativash për të evituar operacionin u duk e pamundur dhe i pashmangshëm, për Santiago Gimenez-in, sulmuesin meksikan të Milanit.

Për këtë arsye kuqezinjtë u futën me më tepër vendosmëri në merkaton e dimrit për të gjetur një sulmues për vazhdimësinë e sezonit. Të premten është kryer ndërhyrja dhe me sa duket vetë lojtari ka njoftuar se gjithçka ka shkuar shumë mirë sipas parashikimit.

Postimi i Gimenez:

Gjithçka shkoi vërtet mirë!! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, dashurinë dhe mesazhet tuaja.

Tani është koha të rikuperohemi 100% me shumë punë dhe shumë disiplinë për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Do të jemi më të fortë se kurrë, shihemi së shpejti!!

“Shiko, unë të urdhëroj të jesh i fortë dhe i guximshëm; mos ki frikë dhe mos u tmerro, sepse Zoti, Perëndia yt, do të jetë me ty kudo që të shkosh.”

Jozueu 1:9

LE TË DALIM ME GJITHË FORCËN!!!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB