E bujshme/ Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, “Qytetarët” gati ta zëvendësojnë me ‘nxënësin’ e tij
Enzo Maresca ka sqaruar të ardhmen e tij, duke hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me pankinat e Manchester Cityt dhe Juventusit.
Në prag të ndeshjes së Premier League kundër Newcastle, trajneri i Chelseat foli në konferencë për shtyp, duke theksuar se zërat për një largim të mundshëm janë të pabazuar.
“Nuk më shqetëson fare sepse e di që janë 100% spekulime. Nuk ka kohë për gjëra të tilla tani, sidomos pasi kam një kontratë këtu deri në vitin 2029. Vëmendja ime është vetëm te ky klub dhe jam shumë krenar që jam këtu”, u shpreh Maresca, duke iu referuar thashethemeve se mund të ishte pasuesi i Pep Guardiolës te Manchester City.
Trajneri italian komentoi edhe zërat që e lidhin me Juventusin, klub ku ka luajtur si futbollist në fillim të viteve 2000. “Janë vetëm spekulime. Një javë më parë në Itali flitej për Juventusin, por nuk i kushtoj vëmendje sepse e di që nuk është e vërtetë. Nuk është puna ime dhe nuk më intereson fare”, shtoi ai.
I pyetur nëse mund t’u premtonte tifozëve se do të qëndrojë te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm, Maresca ishte i qartë: “Sigurisht që po. Kam kontratë deri në vitin 2029 dhe gjithçka tjetër është vetëm spekulim. Jam i përqendruar vetëm te ndeshja me Newcastle dhe në punën time.”
Deklaratat e Marescës vijnë në një moment delikat të sezonit, ndërsa Chelsea synon vazhdimësi dhe rezultate pozitive në Premier League.
Top Channel