Skandal në stadiumin Flamurtari të Vlorës ku po zhvillohej ndeshja Flamurtari-Teuta.

Takimi i vlefshëm për javën e 17-të të Abissnet Superiores u ndërpre në minutën e 68-të kur disa tifozë kaluan rrethimin dhe hyn në fushë duke krijuar një përleshje të pakuptimtë me lojtarët kundërshtarë.

Sipas burimeve të Top Channel, pretendimet janë për goditjen e futbollistit të Teutës Muço Boçi që ishte edhe Autori i golit të avantazhit për durrsakët.

Futbollistët vendas dhe policia ndërhyri me shpejtësi për të ndërprerë këtë përleshje të turpshme. Ndërkohë që në këto momente ndeshja është rikthyer me stadiumin e boshatisur për t’u luajtur ndeshja duke filluar nga minuta e 68-të kur ishte ndërprerë. Ndeshja ndërkohë është barazuar 1-1 në minutën e 90-të nga Chantakias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB