Britania e Madhe presion Roman Abramovichit: Paratë e fituara nga shitja e Chelsea-t të shkojnë menjëherë për Ukrainën
Enzo Maresca është përmendur si një kandidat surprizë për të pasuar Pep Guardiolën në stolin e Manchester Cityt, në rast se trajneri legjendar do të largohej nga klubi.
Trajneri aktual i Chelseat ndodhet lart në listën e drejtuesve të “Cityzens” si një nga opsionet kryesore për zëvendësim, edhe pse Guardiola ka kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe më herët ka lënë të kuptohet se mund të marrë një pushim nga futbolli pas përfundimit të aventurës së tij me Cityn.
Megjithatë, pavarësisht pritshmërive që Guardiola të respektojë kontratën e tij, Manchester City po përgatit plane alternative në rast se ai vendos të largohet më herët. Burime nga Spanja bëjnë të ditur se po rriten gjasat që Guardiola të largohet që këtë verë, pa e çuar deri në fund marrëveshjen aktuale.
Maresca ka një histori të mëparshme me Manchester Cityn. Ai iu bashkua stafit zhvillimor të klubit në vitin 2020, pas një eksperience te West Ham. Më pas, italiani u largua për një periudhë të shkurtër si trajner i Parmës në Serie B, për t’u rikthyer në “Etihad” në vitin 2022 si ndihmës i Guardiolës.
Në verën e vitit 2024, Maresca u emërua trajner i Chelseat, pasi kishte udhëhequr Leicester Cityn drejt kreut të Championship-it. Në sezonin e tij të parë me londinezët, “Blutë” u renditën në vendin e katërt në Premier League, duke fituar gjithashtu UEFA Conference League dhe Kupën e Botës për Klube.
Edhe këtë sezon, Maresca po vazhdon me rezultate pozitive, me Chelsean që pas 16 ndeshjesh renditet në vendin e katërt në kampionat. Kontrata e tij aktuale me klubin londinez është e vlefshme deri në vitin 2029, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Megjithatë, trajneri italian ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”, pasi pas fitores 2-0 ndaj Evertonit në fundjavë, bëri disa deklarata enigmatike për “mungesë mbështetjeje”.
“48 orët e fundit kanë qenë më të këqijat që nga momenti kur iu bashkova klubit, sepse shumë njerëz nuk na mbështetën,” u shpreh Maresca. “Kanë qenë 48 orët më të këqija sepse njerëzit nuk më mbështetën mua dhe ekipin.”
Ai nuk sqaroi se për kë e kishte fjalën, por shtoi: “Në përgjithësi. I dua tifozët dhe jemi shumë të lumtur me mbështetjen e tyre.”
Top Channel