Britania e Madhe presion Roman Abramovichit: Paratë e fituara nga shitja e Chelsea-t të shkojnë menjëherë për Ukrainën
Një futbollist i ri, ish-talenti i Premier League, ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik teksa po kthehej në shtëpi pas një ndeshjeje.
Ethan McLeod, 21 vjeç, i cili ishte formuar në akademinë e Wolverhampton Wanderers dhe së fundmi aktivizohej me Macclesfield FC, ndërroi jetë pasi automjeti i tij, një Mercedes i bardhë, u përplas me barrierën anësore në autostradën M1, pranë Northamptonit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40, në drejtimin veri të M1 pranë nyjës 15. Pavarësisht përpjekjeve të qytetarëve dhe shërbimeve të emergjencës, McLeod u shpall i vdekur në vendngjarje.
Macclesfield FC konfirmoi vdekjen e tij në një njoftim prekës, duke bërë të ditur se Ethan po kthehej nga fitorja 2-1 e skuadrës kundër Bedford Town.
“Me zemër të rënduar dhe një ndjenjë të thellë tronditjeje, Macclesfield FC konfirmon ndarjen nga jeta të sulmuesit 21-vjeçar Ethan McLeod,” thuhej në deklaratën e klubit. “Ethan ishte një futbollist jashtëzakonisht i talentuar dhe i respektuar, me gjithë jetën përpara. Por mbi të gjitha, personaliteti i tij pozitiv dhe buzëqeshja e tij e veçantë e bënin të dashur për këdo.”
Klubi shtoi se humbja e tij ka lënë “plagë të thella mendore” te të gjithë pjesëtarët e ekipit, duke theksuar se trashëgimia dhe kujtimi i tij do të jetojnë përgjithmonë.
McLeod kaloi dhjetë vite në akademinë e Wolverhampton Wanderers, ndërsa pati edhe huazime te Alvechurch FC. Pas largimit nga Molineux, ai luajti për Rushall Olympic dhe Stourbridge, përpara se të firmoste me Macclesfield FC në National League North në korrik të këtij viti.
Pas aksidentit, korsia veriore e M1 u mbyll për më shumë se tetë orë.
Policia e Northamptonshire bëri të ditur se aksidenti ishte një përplasje me një mjet të vetëm dhe u bëri thirrje dëshmitarëve ose personave me pamje nga kamera në makinë (dashcam) të kontaktojnë autoritetet për të ndihmuar hetimet.
Top Channel