“Ty te flet mllefi o Dash”/ Gazetari përplaset me ish-deputetin e PD, Sula: Po të mos ishin djegur mandatet…
Edhe pse ndajnë të njëjtin qëndrim për numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku, asnjë prej aktorëve të opozitës nuk ka zgjedhur të bashkojë forcat kur në mënyrë paradoksale në 4 ditë kanë thirrur 4 protesta të ndryshme.
I pari që do të nis protestat është Arlind Qorri këtë të enjte, pas tij radha do të jetë, të premten për Agron Shehaj, të shtunën do të protestojë Adriatik Lapaj dhe të dielën sheshi do të jetë i demokratëve.
Gazetari Bledian Koka e sheh këtë si një gjë shqet3ësuese për opozitën dhe qesharake.
“Opozita është fiks siç e do Rama, njëri e ka protestën të hënë, njëri të premten… Është shumë shqetësuese shpërndarja e këtyre protestave nga opozita, si skenari serb, përça opozitën. Në vend të jesh ti qesharak që të del miu dhe macja në korrupsion, ne duhet t’i bëjmë gjyqin opozitës.
Po më mirë të diskutojmë, sesa të mos kemi opozitë fare. Dita më e zezë në PD është kur nuk do të flitet më. Sot jam i gëzuar që në PD po zihen, po shahen, sepse do të thotë që akoma ajo parti inkurajon qoftë bazën po qoftë dhe ambiciet personale”, tha ai.
Top Channel