U arratisën nga burgu dhe nisën grabitjet e dhunshme dhe me armë, këta janë katër ‘skifterët’ shqiptarë në Greqi, mes tyre një vajzë Mbas katër muajsh apele për ti dhënë fashikujt, Gjykata Antikorrupsion pranoi gjatë gjykimit në themel se Erjon Veliaj duhet të njihet me aktet e SPAK.
Duke qenë se Veliaj nuk u paraqit në seancën e parë e së bashku me të as avokatët e zgjedhur prej tij, avokatja falas nga shteti ripërsëriti kërkesën për marrjen e fashikujve nga klienti që mbahet në burgun e Durrësit. Meqenëse kjo ka qenë një nga armët e gjykimit paraprak të Veliajt, i cili thotë se nuk u dëgjua para se çështja të kalonte nën shqyrtim, pritet që kjo vendimmarrje të ketë efektet edhe më pas
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, dosjet do dorëzohen nga një hetues i Byrosë kombëtare të Hetimit
Në gjykim mungonte bashkëshortja e kryebashkiakut Ajola Xoxa, e cila sipas avokatit është shtatzënë dhe e ka të ndaluar nga doktori të paraqitet në gjykatë. Mungonte po ashtu ish deputetja Klotilda Bushka e cila kishte marrë dijeni për procesin por nuk dëshiron të paraqitet.
Përfaqësimi i ish-deputetes nën akuzë për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës do të kryhet nga avokati i saj. SPAK konstaton se 30 të pandehur mes tyre edhe biznesmenë edhe Organizata jofitimprurëse tjetërsuan fondet përmes një skemë që ka sjellë përfitime të parregullta.
Ndërkohë gazetarja Hoxha mëson se seanca e radhës do të mbahet në 24 mars.
Top Channel