“Ty te flet mllefi o Dash”/ Gazetari përplaset me ish-deputetin e PD, Sula: Po të mos ishin djegur mandatet…
Gazetarja Jonida Shehu është shprehur se qytetarëve sot janë shumë të ftohtë ndaj protestave të opozitës sepse sipas saj, ata e dinë që ajo nuk e rrëzon dot mazhorancën.
E ftuar sot në ‘Top Story’, Shehu tha se këto protesta janë vetëm ngjarje që ju interesojnë partive politike për favore dhe pikë politike.
“Të gjithë faktorët që kanë të bëjnë me opozitën më duken si aktorë që duan të përfitojë politikisht nga një situatë që nuk e kanë krijuar ata. Tani që po e shohin që situate po bëhet edhe më e favorshme po dalin të gjithë në shesh për të fituar ato pikët politike. Këto protesta janë vetëm ngjarje që ju intereson atyre. Ne kemi parë që njerëzit kalojë aty. Ata presin jo nga protestat.
Njerëzit janë shumë të ftohtë ndaj protestave dhe opozitës, sepse e dinte që ajo nuk e rrëzon dot mazhorancës. Ata presin që SPAK do i japi fundin kësaj mazhorance. Ata e kuptojnë që nuk i përfaqëson dot njeri sot dhe presin zgjidhje nga jashtë. Zgjidhja nga jashtë është mbështetetja e madhe për SPAK sepse ata e rregullojnë këtë gjë. Në mendimin tim mirë do ishte që opozita ta fitonte këtë kohë që jo elektorat por për të qenë në një formë për të qeverisur nesër”, u shpreh Jonida Shehu.
Top Channel