Disiplina me “dorë të hekurt”/ Plasin gjobat dhe penalitetet në Superiore, nuk kursehet as Iliria në Kategorinë e Parë
Skënderbeu ka konfirmuar formën e mirë duke marrë një fitore të pastër 0-2 ndaj Ilirisë, në sfidën e prapambetur për shkak të dhunës të Kategorisë së Parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Skuadra korçare e zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë, kur Tajo realizoi në minutën 45+1’, duke i dhënë avantazhin Skënderbeut. Në fraksionin e dytë, Çuçka vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 57-të, duke mos lënë hapësira për reagim nga Iliria.
Ndeshja ishte shtyrë dy javë më parë për shkak të incidenteve të dhunshme të ndodhura në stadiumin “Redi Maloku”, pak para përballjes mes dy skuadrave. Si pasojë, Iliria u dënua të zhvillonte takimin në fushë asnjanëse dhe pa praninë e tifozëve.
Sfida e luajtur sot në Elbasan u zhvillua në qetësi të plotë dhe pa incidente, ndërsa Skënderbeu doli nga fusha me tre pikë të rëndësishme për objektivat e tij sezonale.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
Iliria–Skënderbeu 0-2
Tajo 45+1’, Çuçka 57’
Top Channel