foto ilustruese

Është kapur në Serbi 24-vjeçari, Klejvis Metalla, pasi në janar të këtij viti dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

 

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB