Video/ Chelsea vuan në Cardiff, “Blutë” e Londrës bëhen të parët që shkojnë në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës

16/12/2025 22:56

Chelsea është bërë skuadra e parë që është kualifikuar në gjysmëfinalet e EFL Cup pas triumfit 1-3 kundër Cardiff.

Ekipi nga Uellsi u tregua i fortë përballë “Bluve” të Londrës, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 57’ nga Alejandro Garnacho.

Vendasit reaguan mjaft mirë, duke barazuar në minutën e 75’ me Turnbull, por pas 7 minutash, Pedro Neto riktheu sërish qetësinë te ekipi i Marescës.

Në fundin e takimit, Garnacho realizoi dhe golin e tretë, duke prerë biletën e Chelsea-t për në gjysmëfinalen e Kupës.

REZULTATI:

Cardiff 1-3 Chelsea

Turnbull 75’ / Garnacho 57’, 90+3’, Neto 82’

Goli i parë i Garnachos (Video)

Goli i Turnbull (Video)

Goli i Netos (Video)

Goli i dytë i Garnachos (Video)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB