Balaj “bekohet” me familje, madje shumë shpejtë pritet të bëhet baba…
Për të dytin vit radhazi, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova është shpallur fitues i trofeut “Trajneri i vitit 2025”, pas një tjetër edicioni të shkëlqyer me ekipin rrogozhinas, me të cilin fitoi kampionatin
Të nominuar për të fituar këtë trofe ishin edhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, trajneri i Elbasanit, Ivan Gozdenoviç dhe trajneri i Bylisit, Mirel Josa.
Silvinjo i dorëzoi trofeun e rëndësishëm, Edlir Tetovës, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim për të dytin vit radhazi. Kujtojmë se vetëm rreth dy javë më parë trajneri durrsak i kampionëve në fuqi u shtrua me urgjencë në spital për një problem me zemrën që tashmë është i tejkaluar dhe është momenti të gëzojë vlerësimin e punës që ka bërë me ekipin e Egnatias.
Top Channel