Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, dy të plagosur Shpërthimi i një bombole gazi për pak nuk u kthye në tragjedi për familjen Bardhi në lagjen 5 Maji në Elbasan.
Duket e pabesueshme që një bombol gazi 5 litroshe shkatërroi totalisht investimin e një jete. Kjo shtëpi është e pabanueshme, ndërsa Delina Bardhi dhe djali i saj gjenden në qiell të hapur.
Shpërthimi i fuqishëm rrezikoi jetën edhe të efektivëve zjarrfikës të cilët, të lajmëruar për zjarr, sapo kishin mbërritur kur ndodhi shpërthimi. Tashmë pa asnjë shpresë për të ngritur një shtëpi, Delina bën apel për ndihmë, por edhe thirrje për kujdes nga bombolat e gazit.
Kjo është ajo që mund të shkaktojë një bombol gazi 5 litra e papërshtatshme dhe shumë e rrezikshme për ambientet e brendshme. Këto bombola janë të ideuara për kamping ndërkohë nisur nga përdorimi i gjerë dhe rastet shumë të shpeshta të shpërthimeve, specialistët zjarrfikës kanë kërkuar nga strukturat shtetërore nxjerrjen e tyre nga qarkullimi.
Top Channel