Fabregas viktimë e sulmeve fyese dhe rraciste nga tifozët senegalez, debati me trajnerin e Senegalit për lojtarin e Como-s kalon kufijtë
Ousmane Dembele është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA në ndarjen e çmimeve “The Best”.
Pas fitimit të Topit të Artë, ylli francez i PSG-së që fitoi çdo trofe këtë sezon, përveç Kupës së Botës për Klube, triumfoi edhe në ndarjen e çmimeve të FIFA-s.
Trajneri më i mirë u shpall Luis Enrique, ndërsa portieri i vitit ishte Donnarumma. Edhe në formacionin e vitit, spikatën yjet e PSG-së, ndërsa mungonte Raphinha, pavarësisht supersezonit me Barcelonën.
Futbollistja më e mirë për vajza u shpall Aitana Bonmati, ndërsa trajnerja e vitit Sarina Wiegman.
Ceremonia Live:
18:40 – Viti perfekt, dembele fiton çmimin “The Best”, duke lënë pas Yamal dhe Mbappe.
18:35 – Aitana Bonmati fitot çmimin “The Best” në futbollin e vajzave.

18:32 – Shpallet formacioni më i mirë i vitit.

18:30 – Luis Enrique shpallet “Trajneri më i Mirë”.
18:25 – Zbulohet formacioni më i mirë i vitit në futbollin e vajzave.

18:22 – Sarina Wiegman fiton çmimin “Trajnerja e Vitit” në futbollin e vajzave.

18:20 – Santiago Montiel fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur.
18:18 – Lizbeth Ovalle fiton çmimin “Marta” për golin më të bukur në futbollin e vajzave.
18:15 – Fjala e fituesit të çmimit “Portieri më i Mirë”, Donnarumma.
18:00 – Nis ceremonia!
Top Channel