Franca, Zinedine Zidane një hap larg pankinës: po përgatit stafin teknik
Në Serie A rikthehet diskutimi mbi oraret e ndeshjeve të mbrëmjes, një temë që përsëritet ciklikisht, por që këtë herë mund të shënojë një ndryshim me qëllim të qartë: të ndihmojë Kombëtaren italiane në prag të playoff-it për Kupën e Botës.
Sipas Il Corriere della Sera, Lega ka rikthyer në vëmendje propozimin e presidentit Simonelli, i cili tashmë verën e kaluar kishte sugjeruar që ndeshjet e mbrëmjes të fillonin në orën 20:00 për të “tërhequr klientët e së ardhmes”.
Si shenjë mirëkuptimi ndaj trajnerit Gattuso, që kërkoi të shtyhej fillimi i javës së kampionatit përpara playoff-it, tani po mendohet të paraprijë një ndeshje të madhe në orën 20:00, duke “çliruar orë të vlefshme” për lojtarët e Kombëtares.
Sipas mediave italiane, kjo mund të jetë një zgjidhje e realizueshme dhe të shërbejë si sinjal bashkëpunimi mes Serie A dhe Federatës së Futbollit.
Një përparim prej 45 minutash do të lejonte lojtarët e grumbulluar të mbyllnin ndeshjen më shpejt, të ktheheshin më shpejt në qendrat e tyre sportive dhe të ishin menjëherë në dispozicion të trajnerit për përgatitjen e sfidës vendimtare kundër Irlandës së Veriut.
Bëhet fjalë për javën e 30-të të kampionatit, e fundit para pushimit të fundmarsit të dedikuar Kombëtareve. Ideja e shtyrjes së gjithë javës, siç kërkoi Gattuso, është përjashtuar menjëherë për shkak të kalendarit të ngjeshur, ndaj Lega po mendon të përparojë vetëm një ndeshje për 45 minuta.
Megjithatë, kjo ka ngjallur skepticizëm. Shumë kritikë e konsiderojnë një masë simbolike më tepër se efektive, duke vënë në dyshim se një përparim i vetëm 45 minutash mund të sjellë ndonjë përfitim real për Azzurrët. Për disa, duket më shumë si një “mesazh” simbolik sesa një mbështetje reale ndaj Kombëtares dhe tifozëve që ëndërrojnë të shohin sërish Italinë në Botëror.
Top Channel