E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpool është vënë sërish në pikëpyetje.

Pas tensioneve të fundit brenda klubit, sulmuesi egjiptian mund të largohet që në merkaton e janarit, ndërsa nga Arabia Saudite raportohet se disa klube kanë nisur lëvizjet për ta bërë të tyrin yllin kuqezi.

Edhe pse trajneri Arne Slot ka deklaruar se “marrëdhëniet nuk janë krisur”, situata aktuale e bën të vështirë të imagjinohet një e ardhme e gjatë e Salah në Anfield Road.

Salah rinovoi kontratën me Liverpool në prill, duke u lidhur me klubin deri në vitin 2027 dhe duke marrë rritje të ndjeshme page – nga 20.9 në 23.9 milionë euro bruto në sezon. Një pengesë e madhe për klubet europiane, por jo për Saudi Pro League, që kohët e fundit merr çdo yll që shënjestron.

Fondi PIF, që financon disa nga klubet kryesore saudite, thuhet se është i gatshëm të ndërhyjë direkt për të sjellë Salah në kampionat që në janar. Me afrimin e Kupës së Afrikës, ku egjiptiani do të largohet për pak javë, lëvizjet pritet të intensifikohen.

Pavarësisht ofertave të mëdha të së kaluarës – si ajo verbale prej 150 milionë paund të Al Ittihad në vitin 2023 – Salah nuk ka pranuar asnjëherë të largohet nga Liverpool. As Al Hilal dhe as klubet e tjera saudite nuk kanë arritur të bindin 31-vjeçarin deri më tani.

Por këtë herë situata duket ndryshe. Raportohet se marrëdhëniet e tensionuara me Slot mund t’i ndryshojnë mendjen egjiptianit.

Tani gjithçka varet nga dy faktorë:

— nëse Salah do të hapë derën e largimit drejt Arabisë Saudite,

— dhe nëse Liverpool do të pranojë të negociojë në mes të sezonit.

E ardhmja e salahut mbetet e paqartë. Ose ai dhe Slot do të bëjnë një hap pas për të zbutur tensionet, ose janari mund të sjellë një nga transferimet më të bujshme të vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB