Ja si flet një legjendë e vërtetë! Mendimi ‘i mençur’ i Steven Gerrard për çështjen “Salah”
Dominik Szoboszlai ka deklaruar se futbollistët e Liverpool-it nuk do të kenë asnjë ndikim në të ardhmen e Mohamed Salah, pasi vendimi përfundimtar i takon vetëm lojtarit dhe klubit.
Deklarata e tij vjen në një moment të nxehtë, pas përplasjes mes Salah dhe klubit që pasoi intervistën kritike të egjiptianit në Leeds.
Salah mungoi në fitoren e rëndësishme të Liverpool ndaj Interit në Champions League, pasi Arne Slot vendosi ta përjashtonte nga skuadra. 33-vjeçari mund të mos jetë as në ndeshjen e së shtunës ndaj Brighton, teksa të hënën duhet të bashkohet me kombëtaren e Egjiptit për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Szoboszlai, i cili shënoi penalltinë vendimtare që i dha Liverpool-it fitoren historike në San Siro, theksoi se skuadra nuk ka asnjë rol në zgjidhjen e çështjes Salah.
“Jam shumë afër me të, por kjo nuk lidhet me lojtarët,” tha ai. “Është zgjedhja e tij, jeta e tij dhe karriera e tij. Ne nuk ndikojmë dot.”
Mesfushori hungarez, i cili ka zëvendësuar Salah në krahun e djathtë që nga ndeshja me West Ham, shtoi: “E dua si njeri, si mik. Ka bërë shumë për këtë klub, por vendimi është midis tij dhe klubit.”
Edhe Curtis Jones u tregua i rezervuar lidhur me situatën, duke siguruar se atmosfera në ekip mbetet e pandryshuar.
“Asgjë nuk ka ndikuar në dhomat e zhveshjes,” u shpreh ai. “Fitorja ndaj Inter tregoi që jemi të gjithë pas trajnerit.”
Liverpool është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit që nga momenti kur Slot vendosi të lërë Salah jashtë, pas humbjeve kundër Nottingham Forest dhe PSV që rritën presionin ndaj tij. Jones beson se ekipi ka ndryshuar mentalitet dhe se ndryshimet taktike të trajnerit po japin rezultat.
Në San Siro, Slot përdori një mesfushë në formë diamanti, me Hugo Ekitiké dhe Alexander Isak si dyshe në sulm. Jones e mbështeti qasjen e re: “Funksionon sepse po luaj dhe sepse synon të fusë sa më shumë lojtarë në fushë. Ishim në një moment të vështirë dhe duhej një freskim.”
E ardhmja e Salah mbetet ende e paqartë, ndërsa Liverpool-i vazhdon të ecë përpara pa yllin e tij më të madh në fushë.
Top Channel