Milan nis punën per të sistemuar repartin e sulmit të skuadrës. Drejtori Sportiv i kuqezinjve, Igli Tare do të takojë agjentin Pini Zahavi për të diskutuar për Christopher Nkunku dhe Robert Lewandowski, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në qershor të 2026.

Operacioni është i komplikuar, por drejtuesit e Milanit kanë programuar tashmë një takim për të kuptuar qëllimet e polakut dhe pretendimet e tij financiare.

Ndërsa Christopher Nkunku u transferua te Milani në muajt e verës par 38 milionë euro plus 4 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve, por paraqitjet e tij kanë  shqetësuar drejtuesit e Milanit të cilët do të bëjnë një analizë të situatës me agjentin e tij, Pini Zahavi.

Kështu mbetet për të parë së çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të diskutohet në këtë takim mes Tares the superagjentit të të dy futbollistëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta