Liverpool është në një kaos total dhe ngjarjet në Anfield po ndiqen me vëmendje nga Interi, kundërshtari i radhës i The Reds në Ligën e Kampioneve. Rezultatet prej kohësh mungojnë dhe atyre iu shtohen edhe tensionet e larta në skuadër sic u shfaqën mbrëmjen e së shtunës nga deklaratat e forta të Mohamed Salah.

Pas 15 javësh në Premier League, Liverpool është në vendin e 8  me 6 humbje të pësuara, ndërkohë që as në Ligën e Kampioneve gjërat nuk po shkojnë fort mirë; vendi i 13 i klasifikimit

Në një situatë të tillë, është e paevitueshme të mendosh se Arne Slot rrezikon shkarkimin. Sipas zërave më të fundit që vijnë nga Anglia, drejtuesit e Liverpool po mendojnë seriozisht largimin e holandezit nga pankina dhe emri që po përmendet më shumë për ta zëvendësuar është një legjendë e Liverpoolit dhe një idhull në Anfield, Steven Gerrard.

Ish kapiteni i Liverpoolit që kohët e fundit refuzoi kthimin te Glasgoë Rangers, duket se është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës së The Reds si trajner i komanduar për të tentuar që të shpëtojë sezonin, ndërkohë që në sfond mbetet imazhi i Julian Nagelsmann; trajneri gjerman pëlqehet shumë nga pronarët e e Liverpool, por do të ishte në dispozicion vetëm pas Botërorit të vitit të ardhshëm

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta